Pas me shume se 20 vjetesh eksperience ne fushen e konstruksioneve te ndryshme mekanike, impianteve te inerteve, impianteve te pasurimit te mineraleve dhe impianteve te prodhimit te betonit.

Pas me shume se 20 vjetesh eksperience ne fushen e konstruksioneve te ndryshme mekanike, impianteve te inerteve, impianteve te pasurimit te mineraleve dhe impianteve te prodhimit te betonit.

Kompania jone eshte udheheqese ne zhvillimin e kapaciteteve prodhuese ne fushen tone te veprimtarise duke i paraprire kerkesave afat shkurter dhe afat mesem te tregut. Duke u bazuar ne eksperiencen dhe punen e palodhur dhe te kualifikuar te stafit tone inxhiniero-teknik jemi ne gjendje te afrojme zgjidhje te problemeve dhe kerkesave te kohes dhe tregut me shpejtesine, korrektesine dhe cilesine qe tregu kerkon sot per nje konkurence te ndershme dhe nje zgjidhje sa me te shpejte te  kerkeses ne fushen e mekanikes. Gjate viteve Firma jone “ Tirana Due” ka alternuar aktivitetin tregtar me ate prodhues.

Shoqeria ‘’Tirana Due’’ zoteron certifikimet e meposhteme:

  • Certificate for Quality Management System EN ISO 9001:2015
  • Certificate for Safety Management System BS OHSAS 18001:2007
  • Certificate for Integrated Management Registration BS PAS 99:2012
  • Certificate for Environmental Management System EN ISO 14001:2015
  • Certificate for the Management System for Quality Welding EN-ISO 3824-2:2006

E nisur nga kerkesat e tregut ne zhvillim, ne fillimet e aktivitetit te saj Firma jone e ka filluar aktivitetin ne vitin 1999 si aktivitet tregetar te pjeseve te nderimit dhe mirembajtjen e impianteve ekzistuese te prodhimit te inerteve aq te domosdoshem ne fushen e ndertimit dhe zhvillimit infrastrukturor te vendit tone. Stafi qe ka ne perberje “Tirana Due” sh.p.k eshte pika me e forte per realizimin e objektivave, eshte i specializuar per te arritur zhvillimin ne nje kompani moderne dhe te industrializuar.

Fushat e aktivitetit te “Tirana Due”sh.p.k jane si me poshte:

  • Projektim, prodhim, montim dhe venie ne shfrytezim te impianteve te inerteve dhe te betonit nga fondamentet e betonit ne dorezimin e impiantit gati per shfrytezim pasi jane kryer dhe provat teknike per te arritur kapacitetin prodhues te projektuar.
  • Furnizimi me pjese nderimi per makinerite e thyerjes se gureve.
  • Furnizimi me pjese kembimi per makinerite e fraksionimit (sita me thurje dhe te perforuara)
  • Furnizimi me ripa gome te madhesive dhe fushave te ndryshme te perdorimit dhe ngjitjen e tyre me ane te presave me vullkanizim.
  • Furnizim me rula per transportier, te tipeve dhe dimensioneve te ndryshme.
  • Projektimi, prodhimi, montimi i kapanoneve metalike sipas porosise
  • Projektimi, prodhimi, montimi i impianteve te pasurimit te mineraleve.
  • Projektimi, prodhimi, montimi i urave mbikaluese me konstruksion metalik.
  • Projektimi, prodhimi, montimi i konstruksioneve te ndryshme metalike si kapriata, trare, kollona.
  • Prodhim, montim konstruksione mbajtese tek gropat e ndertimeve te ndryshme qe realizojne katet e nendheshme.
  • Prodhim, montim te rezervuareve karburanti me volume te ndryshme.
  • Perpunim gize, celiku, inox dhe material me ngjyre dhe punimi i tyre si suporte, karkasa reduktori, pulexho etj.
  • Projektim prodhim, montim, venie ne shfrytezim te impianteve te pasurimit te mineraleve.
  • Ofrojme eksperiencen e stafit tone per te kryer dhe oponenca te ndryshme ne lidhje me firmat e tjera ne sherbim te klientit.
  • “Tirana Due” sh.p.k eshte gjithashtu e licensuar per te ushtruar aktivitetin e saj dhe ne fushen e ndertimit.

Gama e makinerive te projektuara dhe prodhuara nga Tirana Due

  • Transportier te dimensioneve dhe gjatesive te ndryshme
  • Sita vibruese te permasave dhe kapaciteteve te ndryshme
  • Ushqyes te ndryshem
  • Bunker
  • Larese rere

Sot numerohen mbi 90 impiante te cilat mirembahen, rikostruktohen dhe ushqehen me pjese nderimi nga firma jone.

Objektivi afatshkurter i firmes tone eshte prodhimi i mullinjeve te bluarjes se materialeve inerte te perdorshem ne linjat e inerteve. Aktualisht jemi ne fazen e projektim – eksperimentimit te ketij projekti te rendesishem. Realizimi i te gjitha atyre qe jane paraqitur me siper realizohet nga bashkepunimi i ngushte klient-staf inxhiniero-teknik

Nuk mund te leme pa permendur dhe partneret tane te huaj Italian, Greke, Gjerman te cilet na kane ofruar shpesh here asistencen dhe eksperiencen e tyre te gjate per te realizuar projekte nga me te veshtirat po nga te cilat kemi grumbulluar pervoje te madhe.

Pa as me te voglin dyshim per arsyet e permendura me siper duke shtuar dhe se “Tirana Due” sh.p.k zoteron nje baze shume te mire makinerish jemi te bindur qe Firma jone eshte ne gjendje te bashkepunoj me kedo per te realizuar me sukses, ne kohe dhe me cilesi projekte e realizime nga me te ndryshmet ne fushen e mekanikes. Gjithmone do te jemi te hapur dhe koherent per bashkepunime me partnere te huaj dhe vendas per realizimin e projekteve te ndryshme. Se fundmi shfrytezojme rastin t`ju falenderojme per kohen qe na vute ne dispozicion per tu njohur me veprimtarine e Firmes “Tirana Due”.

Referenca te punimeve te kryera se fundmi:

  • Impianti i pasurimit te kromeve te varfra Goxherre, Kraste
  • Impianti i pasurimit te kromeve te varfra Has
  • Impianti i pasurimit te kromeve te varfra Surroj Kukes
  • Impianti i pasurimit te kromeve te varfra Ternove Bulqize
  • Impianti i pasurimit te kromeve te varfra Zona e re Kraste
  • Impianti i pasurimit te kromeve te varfra Fllake Durres
  • Dy rezarvuar nafte me kapacitet mbajtes 6500 m3 ne Durres
  • Rezervuar nafte me kapacitet mbajtes 12000 m3 ne Portoromano Durres
  • Impianti i pasurimit te mbetjeve te ferrokromeve ne Burrel
  • Montim i impiantit te pastrimit te ujrave te zeza ne Velipoje, Shkoder etj.