Pas me shume se 20 vjetesh eksperience ne fushen e konstruksioneve te ndryshme mekanike, impianteve te inerteve, impianteve te pasurimit te mineraleve dhe impianteve te prodhimit te betonit.
Pas me shume se 20 vjetesh eksperience ne fushen e konstruksioneve te ndryshme mekanike, impianteve te inerteve, impianteve te pasurimit te mineraleve dhe impianteve te prodhimit te betonit.
Kompania jonë është udhëheqëse në zhvillimin e kapaciteteve prodhuese në fushën tonë të veprimtarisë, duke i paraprirë kërkesave afat shkurtër dhe afat mesëm të tregut dhe duke u bazuar në eksperiencën dhe punën e palodhur dhe të kualifikuar të stafit tonë inxhinierio-teknik, jemi në gjendje të ofrojmë zgjidhje të problemeve dhe kërkesave të kohës me shpejtësinë dhe cilësinë që tregu kërkon sot për një konkurencë të ndershme dhe një zgjidhje sa më të shpejtë të kërkesës në fushën e mekanikës. Gjatë viteve firma jonë “Tirana Due” ka alternuar aktivitetin tregtar me atë prodhues.
Shoqëria “Tirana Due” zotëron çertifikimet e mëposhtme:
- Certificate for Quality Management System EN ISO 9001:2015
- Certificate for Safety Manegement System BS OHSAS 18001:2007
- Certificate for Integrated Management Registration BS PAS 99:2012
- Certificate for Environmental Management System EN ISO 14001:2015
- Certificate for Management System of quality welding EN-ISO 3834-2:2006
- Certificate for occupational health and safety system ISO 45001-2018
E nisur nga kërkesat e tregut në zhvillim firma jonë ka filluar aktivitetin e saj në vitin 1999 si aktivitet tregtar të pjesëve te nderrimit dhe mirëmbajtjen e impianteve ekzistuese të prodhimit të inerteve aq të domosdoshme në fushat si ndërtimi dhe zhvillimi infrastrukturor për vendin tonë.
Stafi në përberje të “Tirana Due” është pika më e fortë për realizimin e objektivave, pasi është i specializuar për të arritur zhvillimin në një kompani moderne dhe te industrializuar.
Fushat e aktivitetit te “Tirana Due”sh.p.k jane si me poshte:
- Fushat e aktivitetit të “Tirana Due” janë si më poshtë:
- Projektim, prodhim, montim dhe vënie në shfrytëzim të impianteve të inerteve dhe betonit nga fondamentet e betonit në dorëzimin e impiantit gati për
- shfrytëzim pasi janë kryer dhe provat teknike për të arritur kapacitetin prodhues të projektuar.
- Furnizimi me pjesë ndërrimi për makineritë e thyerjes së gurëve.
- Furnizimi me pjesë këmbimi për makineritë e fraksionimit( sita me thurrje dhe të përforcuara).
- Furnizimi me rripa gome të madhësive dhe fushave të ndryshme të përdorimit dhe ngjitjen e tyre me anë të presave me vullkanizim.
- Furnizim me rrula për transportier të tipeve dhe dimensioneve të ndryshme.
- Projektimi, prodhimi,montimi i kapanoneve metalike sipas porosisë.
- Projektimi, prodhimi, montimi i impianteve të pasurimit të mineraleve.
- Projektimi, prodhimi, montimi i urave mbikaluese me konstruksion metalik.
- Projektimi, prodhimi, montimi i konstruksioneve të ndryshme metalike si kapriata, trarë, kollona etj…
- Prodhim, montim konstruksione mbajtëse në gropat e ndërtimeve të ndryshme që realizojnë katet e nëndheshme.
- Prodhim, montim të rezervuareve të karburantit me volume të ndryshme.
- Përpunim gize, çeliku, inox dhe materiale me ngjyrë si dhe punimi i tyre si suporte, karkasa reduktori, pulexho etj…
- Projektim, prodhim, montim, vënie në shfrytëzim të impianteve të pasurimit të mineraleve.
- Ofrojmë eksperiencën e stafit tonë për të kryer dhe oponenca të ndryshme në lidhje me firmat e tjera në shërbim të klientit.
- “Tirana Due” sh.p.k është gjithashtu e licensuar për të ushtruar aktivitetin e saj dhe në fushën e ndërtimit.
Gama e makinerive te projektuara dhe prodhuara nga Tirana Due
- Transportier të dimensioneve dhe gjatësive të ndryshme
- Sita vibruese të përmasave dhe kapaciteteve të ndryshme
- Ushqyes të ndryshëm
- Bunker
- Larëse rëre
Sot numerohen mbi 90 impiante te cilat mirembahen, rikostruktohen dhe ushqehen me pjese nderimi nga firma jone.
Objektivi afatshkurter i firmës tonë është prodhimi i mullinjve të bluarjes së materialeve inerte të përdorshëm në linjat e inerteve.
Aktualisht jemi në fazën projekt-eksperiment të këtij projekti vizionar për ne. Realizimi i të gjitha pikave të lartpërmendura bëhet i mundur vetëm nëpërmjet bashkëpunimit të ngushtë klient-staf inxhiniero-teknik.
Nuk mund të lemë pa përmendur dhe partnerët tanë të huaj Italian, Greke, Gjerman të cilët na kanë ofruar shpesh herë asistencën dhe eksperiencën e tyre të gjatë për të realizuar projekte nga më komplekset nga të cilat gjithashtu kemi grumbulluar përvojë të madhe.
Për shkak të disponibilitetit dhe aksesit në fushat që përmendëm më sipër dhe zotërimit të një baze shumë të mirë makinerish, e themi me bindje se firma jonë ka kapacitetet e duhura për të bashkëpunuar me këdo dhe për te realizuar me sukses në kohë e cilësi, projekte dhe punime me diversitet në fushën e mekanikës. Jemi gjithmonë të gatshëm dhe koherent për bashkëpunime me partnerë të huaj dhe vendas në krijimin e dobishmërisë dhe funksionalitetit.
Referenca të punimeve të kryera së fundmi:
- Impiant pasurimi të kromeve të varfëra, Goxherre, Krastë
- Impiant pasurimi të kromeve të varfëra , Has
- Impiant pasurimi të kromeve të varfëra, Surroj, Kukës
- Impiant pasurimi të kromeve të varfëra, Tërnovë, Bulqizë
- Impiant pasurimi të kromeve të varfëra, Zona e re, Krastë
- Impiant pasurimi të kromeve të varfëra, Fllakë, Durrës
- Dy rezervuar nafte me kapacitet mbajtës 6500 m3 në Durrës
- Rezervuar nafte me kapacitet mbajtës 12000 m3 në Portoromano, Durrës
- Impiant pasurimi të mbetjeve të ferrokromeve në Burrel
- Montim impianti për pastrimin e ujrave të zeza në Velipojë, Shkodër etj.
Ju falenderojmë për kohën tuaj për tu njohur me veprimtarinë e ” Tirana Due”.